Site icon Telegrafi

Fotini, Donjetës: Danieli është i imi

Pas takimit me Danielin, Fotinia është kthyer në shtëpinë e vajzave ku folur rreth darkës së saj.

Edhe pse e ka mohuar, reagimet e Donjetës shpesh herë kanë treguar se ajo ka një pëlqim për Danielin.

Diçka të tillë dyshonte edhe Fotinia, e cila ka marrë konfirmimin nga Danileli se ai nuk ndjen asgjë për vajzën nga Prishtina, e tanimë vajza nga Gjirokastra mund të flasë më hapur.

Lexo po ashtu Danjeli, Fotinisë: Dua të jemi më tepër se shokë

Fotinia shprehet se ia kaloi shumë bukur në takimin me Danielin, e kur Donjeta e pyet se nëse e ka gjetur, duke nënkuptuar partnerin, ajo i përgjigjet se mendon se po, por koha do ta tregojë.

“Ok”, përgjigjet Donjeta, pa e dhënë shumë veten. /TCH/Telegrafi/

Exit mobile version