Telegrafi

Fotini Derxho mes lotësh rrëfen historinë e trishtë familjare: Kam nëntë vite pa folur me të atin, ka futur edhe vëllanë tim në burg

Foto: Facebook

Fituesja e Big Brother 9, Fotini Derxho, është bërë sërish pjesë e formatit të Big Brother VIP Albania.

Ajo në natën e sotme (e shtunë) ka bërë një rrëfim prekës e po aq edhe tronditës për familjen.

Banorja ka treguar disa gjëra për babanë e saj, raportin me të ëmën e po ashtu edhe problemet që ka shkaktuar në familjen e tyre.

Foto: Screenshot/Facebook

Mes lotësh, Foti ka rrëfyer se i ati ka pasur zënka të shumta me nënën e tij, të cilat nuk i harron asnjëherë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Fotini

Ajo tutje theksoi se ka nëntë vite që nuk flet dhe se nuk ka asnjë marrëdhënie me të.

Foto: Screenshot/Facebook

Mes tjerash, konkurrentja ka folur edhe për një moment kur i ati e kishte futur në burg të vëllanë dhe se më pas kishte 31 milionë lekë borxh.

“Kam nëntë vite pa folur me të. Jam munduar disa herë por nuk ka dashur. Vendosa që nuk dua më asnjë lloj marrëdhënie me të. Nuk do të harroj kurrë gjitha zënkat që ka pasur në shtëpi. Ka futur vëllanë tim në burg”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/Facebook

Fotinia theksoi tutje se në atë kohë u fut në Big Brother dhe u gëzua shumë kur fitoi për të paguar borxhin e të vëllait.

Foto: Screenshot/Facebook

Krejt në fund, Derxho u befasua në BBVA nga gjyshi i saj, i cili ka qenë një krah i djathtë për të gjatë gjithë kësaj periudhe të vështirë. /Telegrafi/