Një nënë postoi një fotografi të së bijës në Twitter dhe me shaka e krahasoi me Woody Harrelsonin.
Përdoruesja e rrjetit social, e cila vazhdimisht publikon fotografi të fëmijës së saj, vuri re se vajza e saj e vogël duket si aktori i famshëm.
“Në rregull, por sa ngjan vajza jonë me Woody Harrelson”, ka shkruar ajo.
“Ti je një fëmijë i mrekullueshëm. Jam i lajkatuar për këtë krahasim. Ke një buzëqeshje të bukur. Vetëm do të doja që t’i kisha flokët tu”, ka shkruar 61-vjeçari.
Pas këtij krahasimi, bebja u bë hit për shkak të ngjashmërisë me aktorin dhe për shkak të shpërndarjes së fotografisë nga ai. /Telegrafi/