Një foshnjë po lufton për jetën e tij në Rivne, Ukrainë pasi dyshohet se ishte rrahur nga nëna e tij, e cila nuk është emëruar, përpara se ajo të linte atë për të shkuar në një takim.
Sipas Daily Mirror, Mykyta 1-vjeç u gjet i shtrirë në shtratin e tij.
Ai gjithashtu kishte një hundë të përgjakur dhe rroba të gjakosura.
Pasi foshnja u dërgua në spital, mjekët thanë se nuk kishin parë kurrë një fëmijë të rrahur aq keq, transmeton Telegrafi.
Baby boy ‘beaten by his Ukrainian mother before leaving him alone to go on a date’ – Daily Mail https://t.co/8RPuyi7DOs
— WorldWide News (@WePostNews) October 17, 2019
Nëna e tij u ndalua për abuzim dhe neglizhencë të fëmijëve, ndërsa mbetet të shihet nëse Mykyta i vogël do të mbijetojë.
Raportet lokale thonë se Mykyta jetonte në një bujtinë të përbashkët sociale me nënën e tij.
Fqinjët e shqetësuar, të cilët e dinin se Mykyta kishte mbetur vetëm në dhomën e tij kur nëna doli në një takim, hynë për ta kontrolluar.
Atëherë ata e gjetën foshnjën në një gjendje të tmerrshme.
Gruaja që jetonte aty afër me emrin Tetiana Prymak, tha për median lokale: “Kur hymë në dhomë, ne pamë Mykyta nnë krevatin e tij”.
”Syri i tij i djathtë ishte i zi. Hunda e tij ishte bllokuar me gjak dhe ai mezi po merrte frymë”, u shpreh ajo.
Mykyta u dërgua menjëherë në kujdesin intensiv, ku mjekët tani po luftojnë për të shpëtuar jetën e tij.
Mjekët supozojnë se ai ka pësuar fraktura në kafkën e tij, por nuk mund ta ekzaminojë atë në këtë pikë për shkak të ashpërsisë së gjendjes së tij.
Kur nëna u kthye në shtëpi, ajo u arrestua dhe u mor në pyetje.
Anton Kruk, një zëdhënës në polici, shpjegoi: “Nëna tha që ishte e stresuar për shkak se foshnja kishte qarë vazhdimisht. Ajo la fëmijën në shtëpi vetëm dhe shkoi për një takim”. /Telegrafi/