Telegrafi

Foshnja e mbështjell me qese të najlonit në depo të mbeturinave, shpëtohet nga kalimtarë rasti (Video)

Videoja e foshnjës së porsalindur të gjetur në deponinë e mbeturinave, ka bërë xhiron e botës si dhe ka shkaktuar një lum komentesh, duke u habitur se si i ka shpëtuar sasisë së madhe të mbeturinave që i kishte pasur mbi trup.

Videon e kanë bërë burrat që e kishin gjetur foshnjën në deponi, por përveç informacioneve që dihet se është nga Afrika, nuk dihet asgjë për këtë ngjarje rrëqethëse, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu nuk dihet se si këta burra e kishin ditur se në qesen e najlonit gjendej foshnja, duke marrë parasysh faktin se kishte me tonë mbeturina.

Megjithatë, ata pasi e kuptuan se çfarë kishin gjetur, mbetën të habitur kur panë foshnjën duke lëvizur por jo edhe duke qarë.

Foshnja ka qenë e mbështjell me qese të zezë të najlonit, kurse ata që e shpëtuan nuk e kishin të qartë se si ka mbijetuar.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet emergjente që i kanë dhënë ndihmën e parë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=GN45tMk8KOY