Eksperiza mjekësore ka arritur në përfundimin se foshnja që u gjet e pajetë në banesën e nënës së saj në Korçë, ka qenë në jetë kur është futur në valixhe.
Burime për Euronews Albania pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore bëjnë me dije se foshnja ka qenë gjallë kur është futur në valixhe nga nëna.
Pritet që akti i ekspertimit të mbërrijë në Prokurorinë e Korçës për të bërë më pas edhe ndarjen e veprës penale që rëndon mbi Valmira Hasimllarin.
40-vjeçarja vuan nga probleme të shëndetit mendor. /Euronews Albania/