Site icon Telegrafi

Forumi rinor i LDK-së në Pejë: Do ta mbështetim protestën për Lumëbardhin

Përmes një komunikate për media, Forumi rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Pejë, e kundërshton fuqishëm ndërtimin e hidrocentraleve në Gryken e Rugovës,

Sipas tyre çdo investim që e cenon dhe e degradon natyrën e qe nuk e ka pëlqimin e banorëve dhe lejen e autoriteteve komunale është në kundërshtim të plotë.

“Ne e konsiderojmë se ky nuk është investim alternativ, por shkatërrim i ekonomisë dhe natyrës në tërësi.

Ky projekt është në kundërshtim me planin zhvillimor komunal dhe si i tillë nuk mund të quhet investim strategjik, por investim përfitues për disa individë dhe shkatërrues për bukuritë e grykës se Rugovës.”, thuhet në komunikatë,

Teksa bëhet e ditur se te hënën të gjithë njëzëri, do ta mbështesin protestën e organizuar nga shoqëria civile dhe bashkësitë lokale poashtu do te marrim pjesë në këtë protestë.

“Ne si forum e kemi organizuar një takim me kryetarin Muhaxheri, dhe nga ky takim kemi marrë vendim që ta mbështesim protestën e organizuar për Lumëbardhin thuhet mes tjerash në komunikatë, përcjell Telegrafi.

Exit mobile version