Telegrafi

Forumi për Maqedoninë Demokratike mbështet referendumin

Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Republikës së Maqedonisë i shoqëruar nga zv. kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, dhe ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitro, u takuan me përfaqësuesit e Forumit për Maqedoni Demokratike dhe pasardhësit e tyre (FMD), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri Zaev iu falënderua për përpjekjet dhe aktivitetet e përfaqësuesve të Forumit për Maqedoni Demokratike në promovimin e vendit dhe kulturës nëpër botë, si dhe për afirmimin e interesave strategjike të Republikës së Maqedonisë.

Duke folur për referendumin që të do të mbahet më 30 shtator, kryeministri Zaev u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të cilët jetojnë jashtë vendit që t’i mbështesin përpjekjet dhe proceset të cilat dërgojnë në përmirësimin e demokracisë.

Përfaqësuesi e FMD-së nga Uashingtoni dhe New York konfirmuan qëndrimin e tyre se referendumi është e vetmja rrugë që dërgon vendin në anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian. /Telegrafi/