Telegrafi

Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë me 126 folës nga 33 shtete, 6 kontinente dhe mbi 400 pjesëmarrës

Në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili organizohet me iniciativën e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, më 22-23 tetor, në Prishtinë do të zhvillohen 16 panele.

Në këto panele do të diskutohet çështje të ndryshme që lidhen me ndryshimin e arkitekturës së sigurisë, përfaqësimin e grave, të rinjtë dhe përballjen e tyre me të kaluarën, rolin e parlamenteve, drejtësinë tranzicionale, rolin e medias dhe të shoqërisë civile, dhunën ndaj grave, ndryshimet klimatike dhe fuqizimi ekonomik i grave, gratë në sektorin e sigurisë dhe atë të teknologjisë informative etj.

Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, do të grumbullojë 126 folës nga 33 shtete, 6 kontinente dhe mbi 400 pjesëmarrës.

Përgjatë dy ditëve sa do të zgjasë ky Forum, folës, panelistë e diskutues të tjerë do të debatojnë në temën bosht “Ndërtimi i Aleancave për Paqe të Qëndrueshme”.