Site icon Telegrafi

Forumi Ekonomik Botëror në Davos – aty ku “bileta hyrëse” kushton 71 mijë dollarë

Forumi Ekonomik Botëror (20 deri më 23 janar) në Davos është një nga takimet më të rëndësishme për politikanët e lartë, menaxherët e lartë dhe shkencëtarët.

Më shumë se 40 krerë shtetesh këtë vit do të diskutojnë në këtë Samit rreth kërcënimit terrorist, krizës së refugjatëve dhe çështjeve të tjera globale, transmeton Telegrafi.

Përfaqësuesi më i lartë i Gjermanisë do të jetë presidenti gjerman Joachim Gauck, i cili pritet të mbajë një fjalim në ditën e hapjes. E nga SHBA-të pritet të jetë zëvendëspresidenti Joe Biden.

Të konfirmuar si pjesëmarrës janë edhe kryeministri britanik David Cameron, kryeministri turk Ahmet Davutoglu, si dhe kryeministrit grek Aleksis Tsipras.

Duke pasur parasysh sulmet e fundit terroriste, Zvicra pritet të angazhojë me mijëra ushtarë dhe policë, sa i përket masave të sigurisë për diskutimet në Davos.

Përveç rëndësisë që i kanë kushtuar këtij Samiti, mediat gjermane, kanë vlerësuar se çdo vit, pjesëmarrësit duhet të “zbrazin” xhepat e tyre për të qenë atje.

Ato kanë paraqitur atë që quhet kostoja e Samitit për çdo individ – në qoftë se ai/ajo nuk ka një ftesë të veçantë, transmeton Telegrafi.

Në këtë drejtim ato kanë bërë të ditur se transporti me helikopter nga aeroporti dhe limuzina gjatë qëndrimit kushtojnë hiq më pak se 9,000 dollarë; hoteli – 3000 dollarë; Dreka dhe darka – 2000 dollarë.

Megjithatë, është konsiderohet kostoja e biletës hyrëse dhe atë nuk mund ta merrni nëse nuk jeni të ftuar.

Një anëtarësim bazë në këtë Samit kushton hiq më pak se 52 mijë dollarë për vit. Nëse këtë ia shtojmë edhe çmimin e biletës hyrëse që është deri në 19 mijë dollarë, i bie që për të qenë pjesëmarrës në këtë Samit, ju duhet të paguani hiq më pak se 71 mijë dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version