Telegrafi

Forumi Ekonomik Botëror, amerikanët rezervojnë “gjitha” hotelet – ekipi i Vuçiqit detyrohet të akomodohet dhjetëra kilometra larg Davosit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka udhëtuar për në Zvicër ku pritet të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Megjithatë duket se ekipit të tij i ka dalë punë në akomodim, pasi siç ka thënë ai Davosin e kishin “uzurpuar amerikanët”, dhe për këtë janë detyruar të akomodohen në një hotel më larg vendit ku do të mbahet forumi, transmeton Telegrafi.

Ai ka pranuar se delegacioni i Serbisë është vendosur në Klosters, që është dhjetëra kilometra larg qendrës ku do të zhvillohen takimet e liderëve botëror.