Nga stagnimi i marrëdhënieve reciproke, të dy vendet tani mund të bashkëpunojnë dhe të shfrytëzojnë mundësitë dhe të heqin pengesat për një bashkëpunim të zgjeruar ekonomik. Kjo u theksua sot nga kryeministrat të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, në fjalimet mirëseardhëse të Forumit të Biznesit Maqedonia e Veriut-Greqia, e cila po zhvillohet këtë pasdite në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo është një ditë historike që do të mbahet mend në të dyja vendet miqësore. Një vit më parë ne ende nuk mund të mendonim se kjo do të ndodhte. Rruga për të arritur këtë ditë nuk ishte aspak e thjeshtë dhe e lehtë. Kjo qeveri e jona, pas formimit të saj, e vendosi vetveten një qëllim të qartë, zgjidhjen e problemeve të hidhura në mënyrë që qytetarët të kenë një jetë më të mirë. Duhej mençuri e madhe dhe durim. Por, kur i afrohemi haptazi dhe me dëshirën për të fituar një mik të ri, gjërat janë më të mundshme se kur veprojnë me frikë”, tha Zaev në Forum.
Sipas tij, takimi i parë ndërqeveritar midis dy vendeve të Këshillit për Bashkëpunim të nivelit të lartë, nënshkrimi i memorandumeve të bashkëpunimit, japin të gjithë një pamje tjetër që kemi humbur në vitet e fundit si dy vende fqinje që nuk mund të bashkëpunojnë në çështjet themelore ndërshtetërore për shkak të mosmarrëveshja që ekzistonin.
Zaev tha se Greqia është investitori i tretë i drejtpërdrejtë i huaj në Republikën e Maqedonisë së Veriut me një investim total prej 474 milionë eurosh nga viti 1997 deri më 2017. Ose një total prej 10.1 për qind të investimeve të huaja direkte në vend, që mbulon sektorin bankar, telekomunikacion, energji, ndërtim./Telegrafi/