Kombinimi mes video-lojës dhe filmit, është lansuar për nderë të premierës së filmit të popullarizuar.
Do të ofrojë një numër të madh armësh, si çekanin e Thor, repulsorin e Iron Man dhe mburojën e Captain America, transmeton Telegrafi.
Lojtarët do të luftojnë mes vete në stilin e vërtetë ‘Engame’ me njësitet e heronjve që do t’i vihen pas Thanos dhe Chitauri. Heronjtë do të kërkojnë për armët nëpër hartë dhe ta luftojnë Thanos dhe njerëzit e tij, derisa të gjejnë gjashtë gurët e përjetësisë.
Lëkura e Black Windoë do të jetë po ashtu në shitje, bashkë me lëkurën e dytë të Marvel që lansohet gjatë javës që vjen. Kompania ka bërë lansim të ngjashëm gjatë vitit të kaluar, kur u lansuar ‘Avengers: Infinity War’.
Nëpërmjet kësaj loje të formës ‘battle royale’ do të ketë mundësi transformimi në avatarin e Thanos, për t’ia rrëmbyer dorezën e e kalorësisë. Anthony dhe Joe Russo, janë dashamirës të mëdhjenj të Fornite dhe do të kalonin kohë të gjatë derisa e montonin ‘Infinity War’.
“Derisa po e montonim Infinity War, gjenim kohë dhe nisëm më luanim dhe filluam të mendonim, se sa mirë do ishte sikur të ketë një kombinim Avengers-Fortnite” ka thënë Joe Russo. /Telegrafi/