Njihet si “i forti” në ekran, mirëpo kur është çështja për fëmijët, edhe Dwayne Johnson zbutet.
Aktori i njohur e ka postuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke kënduar urimin e ditëlindjes së parë për vajzën e tij, Jasmine.
Teksa ai këndon, reagimi i vajzës është shumë i ëmbël, pasi ajo edhe i duartroket.
“Duke i mësuar të vegjël të fillojnë duartrokitjen në momentin kur babai fillon të këndojë. Vajzë e mençur”, ka shkruar 44-vjeçari në postimin e tij.
Jasmine është fëmija i parë i ‘The Rock’ nga lidhja me të dashurën e tij, Lauren Hashian. Ai ka edhe një vajzë 15 vjeçare nga martesa me ish-gruan e tij, Dany Garcia. /Telegrafi/