Site icon Telegrafi

Formohet Komiteti për integrimin e Republikës së Maqedonisë në NATO

Qeveria e Maqedonisë në seancën e sotme të rregullt e formoi Komitetin për integrimin e Republikës së Maqedonisë në NATO ku do të kryesojë Kryeministri Zoran Zaev, ndërsa zëvendës të tij do të jenë zëvendës-kryeministrja dhe Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, zëvendës-kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.

Anëtarë të përhershëm të Komitetit janë edhe zëvendës-kryeministri dhe Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, Minitrja e Drejtësisë Renata Deskoska, Ministri i Financave Dragan Tevdovski, Ministri për Shoqëri Informative dhe Administratë Damjan Mançevski, Gjenerali i Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së major Vasko Gjyrçinovski, drejtori për Direktimin e sigurisë të informacioneve klasifikuese Stojan Sllaveski, koordinatori kombëtar për NATO Stevo Pendarovski, dhe zëvendës-ministrat e Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme, Bekim Maksuti dhe Agim Nuhiu, si dhe një përfaqësues nga opozita sipas nomimit nga partia më e madhe opozitare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në punë e Komitet mund të marrin pjesë edhe anëtarë tjerë të Qeverisë dhe aktorët tjerë relativ nëse bisedohet për tema nga fusha e tyre./Telegrafi/

Exit mobile version