Site icon Telegrafi

Formohet ”Këshilli Koordinues i OJQ-ve” për vërshimet në Maqedoni

Me një komunikatë të përbashkët drejtuar deri te Telegrafi Maqedoni organizatat jo-qeveritare: Shoqata ENSAR – Shkup, O.K.H. MERHAMET – Tetovë, Shoqata KOPRU – Shkup, Sh.K. VIZIONI M – Shkup, Shoqata AKTIVITETI – Shkup, Klubi ELITA – Shkup, Sh.Q. AKSI – Shkup, Shoqata ARDHMËRIA – Tetovë, Unioni Studentor Shqiptar – Shkup, Lidhja e Nxënësve Shqiptar – Shkup, Shoqata PARIMI – Shkup janë bashkuar për të ndihmuar familjet që u dëmtuan nga vërshimet.

“Këshilli Koordinues i OJQ-ve” për vërshimet do të bëjë sistemimin e aktiviteteve aktuale humanitare, përpos kësaj do të jep mbështetje në shpërndarjen ndihmave që do të vijnë nga donatorët e jashtëm dhe të mbrendshëm.

Kryetar i këtij këshilli është zgjedhur Husrev Emin, njëherit kryetar i organizatës Kopru./Telegrafi/

Exit mobile version