Ministri i Kulturës, Robert Alagjozovski formoi grup punues për përpunimin e projekt-strategjisë nacionale për zhvillim të kulturës për periudhën e vitit 2018-2022, i cili sot mbajti takim konstruktiv, kumtoi Ministria e Kulturës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në përbërjen e grupit punues janë Zllatko Teoedosieski, kritik letrar dhe këshilltar, Iskra Geshoska, punonjëse kulture nga ‘Jadro’-Asociacioni i skenës së pavarur kulturore, dr.Valentina Poceska, këshilltare-konservatore, mr. Valmira Istrefi, studime urbane, mr.Xhevdet Jashari aktor dhe ligjërues në Fakultetin për art dramatik në USHT, Magdalena Dikovska nëpunëse e kabinetit për punë juridike në Ministrinë e Kulturës dhe Goce Bozhurski, këshilltar në Sektorin për arte vizuale, arkitekturë dhe dizajn në Ministrinë e Kulturës.
Puna e Grupit të punës është që të përpunohet koncepti dhe projekt-strategjia, të cilët do të jenë të disponueshëm deri te ministri i Kulturës dhe do të jenë objekt i debatit me të gjitha palët e interesuara në periudhën në vijim, deri në sjelljen e strategjisë në fund të vitit 2017, njofton AIM.
Ministri theksoi se nga debati publik pret investim serioz nga të gjitha palët e cenueshme në të gjitha veprimet kulturore, sepse kjo do të thotë kontribut para se gjithash i qytetarëve të RM-së. /Telegrafi/