Site icon Telegrafi

Formati i ri i Ligës së Kampionëve: A do ta jetësojë UEFA planin e ‘çmendur’?

Në javën e ardhshme, UEFA pritet të bëjë ndryshime në ndjeshme në garat evropiane, me theks të veçantë në Ligën e Kampionëve.

Shtëpia e futbollit evropiane tashmë ka muaj që ka paralajmëruar se do të mbaje një Kuvend, aty ku do të miratohen disa rregullore të reja për garat.

Këshilli Ekzekutiv dhe kongresi i zakonshëm i UEFA-s do të mbahet në Vjenë, seanca nga të cilat vendimi përfundimtar për ndryshimin e formatit të Ligës së Kampionëve ndoshta do të vijë.

Lexo po ashtu Për ta bërë më atraktive, UEFA synon të jetësojë planin e "çmendur" për kualifikim në Ligën e Kampionëve

Nëse vendoset për ndryshime, atëherë ato pritet të fillojë të aplikohen nga sezoni 2024/25.

Siç shkruan “La Repubblica”, numri skuadrave pritet të rritet nga 32 në 36, duke u dhënë ligave të tjera më shumë mundësi për të marrë pjesë në garë.

Nga ky vëllim i skuadrave, natyrisht se do të rriten edhe të ardhurat, duke e bërë me interesant garën edhe për tifozët. /Telegrafi/

Exit mobile version