Site icon Telegrafi

Formacioni zyrtar: Liverpooli kërkon fitoren e radhës në fazën grupore

Jurgen Klopp (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Liverpooli zhvillon ndeshjen e xhiros së katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Kundërshtar i skuadrës angleze është Crvena Zvezda, ndërsa sfida zhvillohet në Beograd.

Redsat shënuan fitore prej 4-0 në ndeshjen e parë ndërmjet këtyre dy ekipeve në Anfield dhe janë favorit për një triumf të radhës edhe si mysafir.

Pas tri xhirove të para, ekipi i Jurgen Klopp është në vend të parë në Grupin C me gjashtë pikë, nga dy fitore dhe një humbje.

Kujtojmë që mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri, nuk ka udhëtuar me skuadrën për në Beograd, për shkak të frikës së klubit për incidente të mundshme.

Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Wijnaldum, Milner, Lallana, Mane, Salah, Sturridge.

Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet ndërmjet Napolit dhe Paris Saint Germainit. /Telegrafi/

Exit mobile version