Site icon Telegrafi

Formacioni më i vlefshëm me lojtarët që nuk kanë luajtur ende asnjë minutë në Euro 2024

Tre yje të Serie A dhe portieri i Italisë, Guglielmo Vicario, janë pjesë e 11-shes më të vlefshme me lojtarë me ‘0 minuta lojë’ në Kampionatin Evropian ‘Gjermani 2024’.

Mbrojtësi i Interit, Benjamin Pavard, Charles De Ketelaere i Atalantës dhe Joshua Zirkzee i Bolognës janë ndër lojtarët më të vlefshëm që nuk kanë debutuar ende në Euro 2024.

Sky Sport Italia ka mbledhur një 11-she me futbollistët me vlerën më të lartë të transferimit, por pa minuta të luajtura në turneun e kësaj vere.

Pavard është një nga mbrojtësit më të shtrenjtë, me një vlerë prej 50 milionë eurosh, i dyti vetëm pas ish-qendërmbrojtësit të Juventusit , Matthijs de Ligt.

De Ketelaere nuk ka bërë ende debutimin e tij në Euro 2024 me Belgjikën, pavarësisht se ka arritur shifra të dyfishta për gola dhe asistime në Atalanta në sezonin 2023/24.

Zirkzee është gjithashtu ndër lojtarët më të mirë të Serie A nga sezoni 2023/24, por sulmuesi holandez u përfshi në skuadrën e EURO 2024 vetëm pas dëmtimit të Brian Brobbey, kështu që ai fillimisht nuk ishte pjesë e planeve të Ronald Koeman.

Lexo po ashtu Superkompjuteri zbulon shanset e secilës kombëtare për të kaluar në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale – parashikon edhe fituesin

Vicario i Italisë dhe Tottenhamit është portieri më i vlefshëm pa minuta të luajtura në Kampionatin Evropian ,por shoku i tij i skuadrës Gigio Donnarumma ka qenë ndoshta lojtari më i mirë italian në turne deri më tani.

Lojtarë tjerë të vlefshëm që nuk kanë dëbuar ende janë Ëarren Zaire-Emery (60 milionë euro), Ivan Toney (50 milionë euro) dhe Ibrahima Konate (45 milionë euro). /Telegrafi/

Exit mobile version