Telegrafi

Formacioni startues i Ajaxit që eliminoi Juventusin, holandezëve u kushtoi dy herë më pak se Ronaldo ekipit torinez

Ajax Amsterdam është tashmë ekipi sensacional të Ligës së Kampionëve pasi ka eliminuar dy nga favoritët kryesorë – Real Madridin dhe Juventusin.

Stili i lojës i imponuar nga Erik ten Hag ka joshur të gjithë Evropën dhe kjo ka pasur një kosto të vogël.

Projekti ka arritur vlerën e vetëm 50.6 milionë euro, gjysma e asaj që Juventusi ka paguar këtë verë për Cristiano Ronaldon.

Festa e lojtarëve të Ajaxit (Foto: Stuart Franklin/Getty Images/Guliver)

Ekipi holandez mbylli tregun veror të vitit të kaluar me katër nënshkrime. Më i shtrenjtë doli të jetë një bast disi i rrezikshëm: Daley Blind. Si 28-vjeçar dhe nënshkroi për 16 milionë euro.

Gjatë dimrit holandezët u përforcuan me mbrojtësin Lisandro Magallan, i cili erdhi për 9 milionë euro pas humbjes së Copa Libertadores me Boca Juniorsin. Ai ende nuk ka qenë në gjendje të fitojë një pozicion në mbrojtje dhe ka dy pjesëmarrje në Eredivise.

Formacioni startues i Ajaxit:

Onana: (Barcelona, 150 mijë euro në vitin 2015)

Noussair Mazraoui: (Akademia)

Matthijs de Ligt: (Akademia)

Joel Veltman: (Akademia)

Daley Blind: (Man.United, 16 milionë në vitin 2018)

David Neres: (Sao Paolo, 12 milionë në vitin 2017)

Donny van de Beek: (Akademia)

Hakim Ziyech: (Twente, 11 milionë euro në vitin 2016)

Frenkie de Jong: (Akademia)

Lasse Schone: (falas në vitin 2012)

Dushan Tadic: (Southampton, 15 milionë në vitin 2018). /Telegrafi/