Site icon Telegrafi

Formacioni i Shqipërisë me lojtarët që janë aktivizuar më shumë në Evropë (Foto)

Jemi në prag të Kampionatit Europian të futbollit, ku kombëtarja shqiptare do të marrë pjesë për herë të parë dhe nga momenti në moment pritet që trajneri Gianni De Biasi të zyrtarizojë edhe listën me futbollistët që do të grumbullojë për Euro 2016. Por, kush janë lojtarët shqiptarë që janë aktivizuar më shumë këtë sezon?

Për në Francë, duket e sigurt që porta do të mbrohet nga Etrit Berisha, por në fakt gardiani i Lazios ka luajtur shumë pak minuta në këtë sezon. Portieri që është aktivizuar më shumë është Shehi i Skënderbeut, i cili ka është duke mbyll një tjetër sezon të shkëlqyer me kampionët korçarë.

Në qendër të mbrojtjes pozicionohen Lorik Cana dhe Rrahmani, i cili ka qenë një nga lojtarët me stabël në Kroaci me RNK Split. Ndërsa kapiteni Cana edhe pse nuk është se ka zhvilluar një sezon të përkryer në Francë me Nantën, është nga mbrojtësit me më shumë minuta. Nga krahët në mbrojtje, dy lojtarët që janë aktivizuar më shumë me ekipet e tyre, janë Hysaj dhe Ansi Agolli.

Mesfusha përbëhet nga Abrashi, Xhaka dhe Memushaj, tre lojtarë mjaft aktivë gjatë këtij sezoni.

Në rast se për bazë do të merreshin minutat e aktivizimit gjatë sezonit, në sulm do të kishin Rashicën, Mehën dhe Sadikun. Por, nëse për Sadikut duket se me shumë siguri do të ketë një ftesë, për Rashicën dhe Mehën është e vështirë.

Por edhe nëse do të donin një formacion të tillë në Francë, ky duket mjaft i vështirë të realizohet të realizohet. E për të parë listën e plotë, na duhet të presin De Biasin.

Exit mobile version