Telegrafi

Formacioni në vlerë prej 280 milionë eurosh që nuk i shërben trajnerit Zidane te Reali

(Foto: Getty Images/Guliver/Facebook/as.com)

Real Madridi është duke ndërtuar një skuadër të fuqishme për sezonin e ri 2019/2020, në të cilin do të konkurrojë për trofe në të gjitha garat ku do të marrë pjesë.

Trajneri Zinedine Zidane ka siguruar buxhet të madh për transferime, ndërsa deri tani ka siguruar shërbimet e disa yjeve të njohura të futbollit.

Dhe derisa është në kërkim të emrave të tjerë, legjenda franceze ua ka bërë me dije disa prej lojtarëve që i ka në skuadër se nuk janë pjesë e planeve të tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Real Madrid

Disa prej tyre tashmë kanë gjetur klube të reja për edicionin e re, teksa disa të tjerë janë akoma në kërkim.

AS e ka bërë një formacion me lojtarët që kushtojnë plot 280 milionë euro, porse ata nuk i shërbejnë trajnerit të Real Madridit. /Telegrafi/

(Foto: Facebook/as.com)