Telegrafi

Formacioni i mundshëm i Tottenhamit për sezonin e ri me tri transferime të reja

Tottenham Hotspuri e ka transferuar Tanguy Ndombele në këtë afat kalimtar, e që mesfushorit iu deshën vetëm dy minuta që të lë gjurmë në fushë.

Mesfushori francez kaloi te skuadra angleze nga Lyoni për 60 milionë euro, ndërsa asistoi te goli i Lucas Mouras në fitoren 3-2 ndaj Juventusit.

Mauricio Pochettino është duke i kërkuar edhe disa transferime nga Spurs në këtë verë, derisa në këtë javë shpresojnë ta transferojnë Ryan Sessegnonin nga Fulhami.

Trajneri argjentinas është po ashtu i interesuar në transferimin e Givoani Lo Celso nga Real Betisi, e që me këto dy transferime do t’i kishte në dispozicion katër formacione të ndryshme:

Formacioni 4-3-3

Formacioni 4-2-3-1

Formacioni 4-3-1-2

Formacioni 3-5-2. /Telegrafi/