Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë ndeshjen miqësore ndaj Turqisë sot me fillim nga ora 18:30.
Trajneri i kuqezinjve, Christian Panucci pritet të bëjë disa ndryshime në formacion duke provuar lojtarë të rinj.
Gjithsesi në portë pritet të jetë i pazëvendësueshmi Etrit Berisha që po kalon nëpër një formë mjaftë të mirë.
Krahu i djathtë do t’i besohet Elseid Hysajt, ndërsa në krahun e majtë ka balotazh mes Naser Alijit që është pa klub dhe Ermir Lenjanit që po kalon nëpër një formë të mirë tek Sioni në Zvicër.
Qendra e mbrojtjes do të përbëhet nga Mërgim Mavraj dhe Arlind Ajeti, ndërsa çuditërisht Berat Gjimshiti nuk flitet se do të luaj si titullar edhe pse po kalon nëpër një formë të mirë.
Ylber Ramadani pritet të fillojë nga minuta e parë së bashku me debutuesin Kamer Qaka.
Ndërkohë Valon Ahmedi do të jetë së bashku me Taulant Xhakën dhe Eros Grezdën më ofensivë.
Në sulm i vetëm do të jetë sulmuesi elbasanas Armando Sadiku. /Telegrafi/