Telegrafi

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Skocisë, Panucci i beson mbrojtjes me Mavrajn

Kombëtarja shqiptare sot do të jetë në fushë përballë Skocisë, një ndeshje për të mos u humbur.

Trajneri Christian Panucci e ka të qartë, pavarësisht se thotë se do fitore, edhe me barazim do të ishte i kënaqur.

Që ky objektiv të arrihet, Kombëtarja do të ketë disa ndryshime në formacion, ku do të ndryshojë edhe moduli.

Rreshtimi do të jetë 5-4-1.

Në mbrojtje do të jenë të njëjtit që luajtën vetëm se Mërgim Mavraj do të futet në mes të tyre.

Në mesfushë Ledian Memushaj dhe Migjen Basha do të tentojnë të mbajnë tempon lojës.

Krahëve do të jenë Granit Xhaka dhe Jahmir Hyka, që do ta mbështesin në sulm Bekim Balajn. /Telegrafi/