Telegrafi

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë kundër Izraelit

Kombëtarja e Shqipërisë do të nisë kampanjën në Ligën e Kombeve ndaj Izraelit.

Kuqezinjtë do të jenë nikoqir të izraelitëve në Elbasan Arena.

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci pritet të bëjë ndryshime të mëdha edhe në këtë takim.

Vendin e Etrit Berishës pritet ta zë Thomas Strakosha që po kalon nëpër një formë fantastike.

Mbrojtja do të jetë me Hysajn në të djathtë, Gjimshitin e Veselin në qendër ndërsa debutuesi Egzon Binaku në të majtë.

Mesfusha do të ketë eksperiencë, pasi është me tre lojtarë si Xhaka, Basha dhe Memushaj.

Ndërkohë në sulm nga minuta e parë do ta nisë Enis Gavazaj, në krahun tjetër do të jetë Jahmir Hyka ndërsa në qendër të sulmit pritet Bekim Balaj.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Veseli, Binaku, Xhaka, Memushaj, Basha, Gavazaj, Hyka, Balaj. /Telegrafi/