Site icon Telegrafi

Formacioni i mundshëm i Rumanisë në ndeshjen ndaj Kosovës

Përfaqësuesja e Rumanisë është gati për ndeshjen në udhëtim te Kosova, në kuadër të kualifikuese për Euro 2024.

Kosova është nikoqire e Rumanisë në ndeshjen e tretë të Grupit I në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Dardanët do ta presin ekipin përfaqësues rumun në Prishtinë, me ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri me fillim nga ora 20:45.

Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Rumanisë – Giresse me disa ndryshime

Ashtu sikurse Kosova e Alain Giresse që pritet të luajë me formacion “4-3-3”, të njëjtin rreshtim pritet ta zgjedh edhe Rumania e Edward Iordanescu.

Iordanescu ka bërë të gjitha përgatitjet dhe me një formacion relativisht sulmues synon ta marr fitoren e tretë nga tri ndeshjet e zhvilluara.

Lexo po ashtu Vlera e ekipeve dhe lojtarëve më të vlefshëm të Kosovës dhe Rumanisë

Megjithatë, edhe rumunët kanë disa mungesa, sikurse Kosova, dhe kanë vendosur t’i ndryshojnë me lojtarët më në formë të tyre.

Formacioni i mundshëm i Rumanisë

 Tarnovanu; Ratiu, Dragusin, Burca, Camora; Stanciu, Baluta, Morutan; Man, Alibec, Coman;

/Telegrafi/

Exit mobile version