Telegrafi

Formacioni i mundshëm i PSG-së pa Neymarin, por një 11-she me Coutinhon e Dybalan

Neymar pritet që të largohet gjatë afatit kalimtar të verës nga skuadra e Paris Saint-Germain.

Kjo e fundit po kërkon 250 milionë euro për ta lënë të lirinë futbollistin që e kishte transferuar pra dy vjetëve për shumën e 222 milionë sosh.

Mediat franceze kanë raportuar se klubi i Barcelonës ka ofruar një shumë të majme të parave si dhe Philippe Coutinhon për brazilianin.

Gjithashtu kampioni francez thuhet se është pranë transferimit të yllit argjentinas të Juventusit, Paulo Dybalas.

Me ardhjen e këtyre dy lojtarëve si dhe largimin e Neymarit, Thomas Thuchel raportohet se ka në plan tri formacione të ndryshme.

Ndryshe, Parisi ka startuar pozitivisht edicionin e ri të Ligue duke triumfuar 3-0 kundër Nimesit. /Telegrafi/

Formacioni pa Neymarin

Formacioni me Philippe Coutinhon

Formacioni me Paulo Dybalan