Newcastle Unitedi pritet që t’i transferojë disa emra të mëdhenj në verë, nëse Sheikh Khalid bëhet pronar i ri i klubit për 379 milionë euro.
SunSport ka mësuar se Mike Ashley është i gatshëm që ta shesë klubin te sheiku nga Emiratet e Bashkuara Arabe, por ka mbetur të nënshkruhet vetëm marrëveshja.
Nëse miliarderi arab e blen klubin, atëherë Rafael Benitez do t’i ketë disa lojtarë të rinj në skuadër, e që mund të garojnë edhe për titullin e Ligës Premier.
Trajneri spanjoll do ta ketë mundësinë që t’i transferojë disa lojtarë në verë, duke tentuar që ta pozicionojë skuadrën më lartë se vendi i 13-të, aty ku përfunduan në sezonin që lamë pas.
Portieri i Paris Saint-Germain, Alphonse Areola, mund të jetë transferimi i parë i ish-trajnerit të Liverpoolit, pasi ai e mendon largimin nga Parku i Princave.
Në mënyrë që t’i zgjidhë problemet në fazën defensive, Benitez mund ta transferojë mbrojtësin e djathtë të Eintracht Frankfurtit, Jetro Willems.
Jamaal Lascelles dhe Fabain Shcar, pritet që t’i mbajnë vendet e tyre në qendër të mbrojtjes.
Në krahun e djathtë të mbrojtjes pritet të jetë anëtari i Monacos, Mario Fernandes, që është nën shënjestrën e Newcastles.
SunSport mëson se skuadra angleze është duke e rivalizuar Barcelonën për transferimin e Juan Matas nga Manchester Unitedi në afatin kalimtar të verës.
Spanjolli pritet të jetë në mesfushë me yllin e Burnleyt, Dwight McNeil, por Arsenali dhe Manchester City janë të interesuar po ashtu për 19-vjeçarin.
Miguel Almiron pritet që të qëndrojë, mirëpo Ayoze Perez ka bërë të ditur se ai do t’i dëgjojë ofertat e klubeve tjera rreth të ardhmes së tij.
Në sulm, Newcastle po tenton që ta transferojë Dany Welbeckun që është jashtë kontrate me Arsenalin, e që mund të pajtohet që ta vazhdojë aventurën në Ligën Premier.
Partner i sulmuesit anglez në sulm mund të jetë Fernando Torres, pasi Rafa Benitez kishte tentuar që ta transferonte atë në vitin e kaluar, por që sulmuesi kaloi në Japoni. /Telegrafi/