Site icon Telegrafi

Formacioni i mundshëm i Kosovës përballë Sllovenisë, pritet ndryshime në mbrojtje dhe mesfushë

Përfaqësuesja e Kosovës do ta luaj ndeshjen e dytë në muajin nëntor.

Dardanët fillimisht luajtën përballë Shqipërisë të mërkurën në një ndeshje miqësore ku pësuan humbje 2-1.

Por sonte në mbrëmje është ndeshje zyrtare dhe të përzgjedhurit e trajnerit Bernard Challandes do të luajnë përballë Sllovenisë.

Kosova do të ketë shumë mungesa në këtë sfidë, duke filluar nga trajneri Bernard Challandes që ka rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa ekipin do ta udhëheq ndihmësi i tij Muharrem Sahiti.

Por edhe sa i përket futbollistëve disa mungojnë shkaku i lëndimeve, e disa të tjerë për shkak të kartonëve.

Herolind Shala e Benjamin Kololli janë të suspenduar për kartonë, ndërsa Bersant Celina, Arbër Zeneli, Idriz Voca e Florent Muslija mungojnë shkaku i lëndimeve.

Betim Fazliji nuk do të mund të luaj shkaku i dokumentacionit, ndërsa Milot Rashica e Leart Paqarada nuk u lejuan nga klubet e tyre t’i bashkohen Kosovës.

Nga ndeshja e fundit pritet të ketë ndryshime në mbrojtje dhe mesfushë, teksa në portë do të jetë Arijanet Muric.

Mbrojtja do të përbëhet nga Mërgim Vojvoda si i djathtë e Florent Hadergjonaj si i majtë, ndërsa Amir Rrahmani dhe Fidan Aliti në qendër.

Në mesfushë Hekuran Kryeziu dhe Ibrahim Dresevic do të jenë më mbrapa, ndërsa Lirim Kastrati, Bernard Berisha dhe Valon Berisha do të jenë prapa sulmuesit Vedat Muriqit.

Sllovenia dhe Kosova do të luajnë në stadiumin Stozice në Lubjanë me fillim nga ora 20:45 në kuadër të Ligës C në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/

Exit mobile version