Telegrafi

Formacioni i mundshëm i Kosovës në vëllazëroren me Shqipërinë – pritet debutimi i Betim Fazlijit me disa rikthime në ekip

Foto: Telegrafi/Photoshop

Kosova do të zhvillojë vëllazëroren sot (e mërkure) përballë Shqipërisë, para dy ndeshjeve në Ligën e Kombeve, ndaj Sllovenisë dhe Moldavisë.

Kombëtarja shqiptare do të jetë nikoqir i ‘Dardanëve’ për miqësoren që fillon nga ora 16:00 në stadiumin Elbasan Arena.

Bernard Challandes nuk do të jetë në krye të ekipit, pasi u konfirmuar nga FFK se strategu është infektuar me COVID-19.

Lexo po ashtu Bernard Challandes infektohet me COVID-19

Në vend të tij, do të jetë ndihmësi Muharrem Sahiti, që do të drejtojë lojtarët në këtë ndeshje spektakolare, që për fat të keq luhet pa tifozë, shkaku i rrethanave të krijuara nga coronavirusi.

Telegrafi Sport ju sjellë formacionin e mundshëm me të cilin mund të luajë Kosova përballë Shqipërisë.

Në portë pritet të jetë Arijanet Muric, derisa në mbrojtje mund të debutojë prurja më e re, Betim Fazliji, në partneritet me treshen tjetër, Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani dhe Fidan Aliti.

Mesfusha defanzive pritet të përbëhet nga Herolind Shala dhe Hekuran Kryeziu, me Florent Hadërgjonajn, Bersant Celinën dhe Bernard Berishën, që do e ndihmojnë Vedat Muriqin në sulm. /Telegrafi/