Kosova do të luajë ndeshjen e parë ndërkombëtare pas pranimit me të drejta të plota në UEFA.
Përfaqësuesja jonë do të takohet me kombëtaren e vogël të Ishujve Faroe në Frankfurt të Gjermanisë.
Trajneri Albert Bunjaki ka në dispozicion 18 futbollistë, ndërsa pak a shumë ka përzgjedhur formacionin shartues, transmeton Telegrafi.
Ai pritet me një formacion të rënduar në mesfushë, ndërsa në sulm do të jetë vetëm Albert Bunjaku.
Kujtojmë se Kosova është pranuar muaj më parë me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA, ndërsa brenda javës tjetër pritet të mësohet se në cilin grup të eliminatorëve për botërorin “Russia 2018”.
Telegrafi do t’iu mbaj të informuar për ndeshjen dhe prapaskenat e saj.
Formacioni i Kosovës 4-2-3-1:
Ujkani
Perdedaj, Jashanica, Rexhepi, Paqarada
Kryeziu, Alushi
Celina Halimi Berisha
Bunjaku