Telegrafi

Formacioni i mundshëm: Kosovë – Bjellorusi, nuk priten shumë ndryshime nga ndeshja me Zvicrën

Kosova do të përballet me Bjellorusinë në kuadër të ndeshjes së fundit të fazës së grupeve të Euro 2024.

Ndeshja që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të nisë nga ora 20:45.

Selektori Primoz Gliha nuk pritet të bëjë shumë ndryshime nga ndeshja mes Zvicvrën që përfundoi 1-1.

Lexo po ashtu Live: Kosovë - Bjellorusi, sfida e fundit për kualifikimet për Euro 2024

Në portë pritet të jetë sërish Visar Bekaj, ndërsa para tij po ashtu titullarë do të jenë edhe Ilir Krasniqi, Fidan Aliti dhe Lumbardh Dellova, raporton Telegrafi.

Florian Loshaj fute në mesfushë, derisa Mërgim Vojvoda rikthehet në pozicionin e tij, duke zëvendësuar Bernard Berishën, ndërsa Qëndrim Zyba, Florent Muslija dhe Florent Hadergjonaj vazhdojnë në pozicionet e tyre.

Në sulm për dallim nga ndeshja nga Helvetikët ku Zymer Bytyqi ishte vendosur pas Elbasan Rashanit, dyshja me gjasë do të jenë partnerë. /Telegrafi/