Telegrafi

Formacioni i mundshëm i Arsenalit në sezonin e ri me disa transferime

Arsenal përfundoi në vendin e pestë në këtë sezon të Ligës Premier, ndërsa Unai Emery dështoi t’i kualifikonte në Ligën e Kampionëve në sezonin e tij debutues.

Topçinjtë kanë ende shanse që të kualifikohen në garën më të madhe për klube në kontinentin e vjetër, por duhet ta mposhtin Chelsean në finale të Ligës së Evropës më 29 maj në Baku.

Emery do të ketë një buxhet të majmë për transferimet që do t’i bëjë në afatin kalimtar veror, pasi në janar e transferoi vetëm Denis Suarezin nga Barcelona në formë huazimi.

Foto:(Daily Mirror)

Në këtë verë, spanjolli po planifikon që të bëjë një revolucion në skuadrën e Arsenalit, pasi do t’i largojë disa lojtarë për t’ua liruar vendin transferimeve të reja.

Lexo po ashtu Arsenal

Fomacioni i skuadrës londineze mund të duket kështu: Bernd Lenno, Hector Bellerin, Samuel Umtiti (nga Barcelona), Laurent Koscielny, Sead Kolasinac, Lucas Torrerira, Dennis Praet (nga Sampdoria), Pierrer Emerick-Aubameyang, Mesut Ozil, Ryan Fraser (nga Bournemouth) dhe Alexandre Lacazette. /Telegrafi/