Xhiro e XIII sjell rezultate interesante dhe ndeshje derbi, ku nuk munguan golat dhe paraqitjet fantastike individuale të lojtarëve.
Feronikeli dhe Prishtina kanë marrë fitoret e radhës si vendas duke mposhtur Drenicën (2-1), përkatësisht Trepça ’89 (2-0).
Llapi është ndalur nga Ballkani në shtëpi me golin e vetëm të shënuar nga Durim Gashi.
Drita e ka mposhtur Flamurtarin në Prishtinë, ndërsa Gjilani ka fituar në shtëpi me KEK-un.
Baras është mbyllur ndeshja mes Lirisë dhe Ferizajt.
Redaksia e Telegrafit sikurse në çdo xhiro edhe kësaj radhe ka zgjedhur më të mirët.
Portier
Armend Ruxhi i Lirisë. Ai priti pothuajse çdo gjë në ndeshjen ndaj Llapit dhe ishte ndër më meritorët që Ballkani mori tri pikë.
Mbrojtja
Vjen e rreshtuar me katër. Në të djathtë Ardian Limani i Dritës, që e nisi aksionin e golit.
Në qendër Leotrim Bekteshi që është kthyer në shtyllë te Prishtina së bashku me Visar Berishën.
Në të majtë Liridon Leci i Dritës që e ka gjetur formën.
Mesfusha
Në qendër të mesfushës janë Endrit Krasniqi i Dritës që e shënoi golin e fitores dhe Lorik Boshnjaku i Prishtinës që në çdo javë po e rrit nivelin.
Të avancuar janë Da Silva i Feronikelit, Mario Morina i Prishtinës dhe Durim Gashi i Ballkanit.
Që të tre shënuan gola dhe ishin vendimtarë për skuadrat e tyre.
Sulmi
Sulmi i besohet kësaj radhe Kastriot Rexhës që shënoi golin e fitores në derbin e Drenicës.
Ai kthehet te goli pas një kohe të gjatë, ndërsa kishte shumë raste në këtë përballje. /Telegrafi/