Liga e Kampionëve ka startuar këtë mesjavë me mjaftë sfida interesante, ku nuk munguan golat.
Formacioni më i mirë i kësaj xhiroje vjen me, Alissonin e Romës në portë.
Në mbrojtje vjen Davide Zappacosta në të djathtë, John Stones e Sergio Ramos në qendër, ndërsa në të majtë është Marcelo.
Bakayoko i Chelseat zhvilloi një ndeshje të madhe, ndërsa më të në mesfushë janë edhe Iniesta e Fellaini.
Sulmi përbëhet nga dyshja e PSG, Cavani-Neymar, ndërsa me ta në sulm është edhe, Leo Messi. /Telegrafi/