Telegrafi

Formacioni më i mirë i xhiros së katërt në BKT Superligën e Kosovës

Është zhvilluar xhiro e katërt në BKT Superligën e Kosovës në futboll. Këtë mesjavë mes vete u ndeshën katër skuadra pretendente në dy super derbi, por në asnjërin nuk pati fitues.

Drita dhe Ballkani luajtën pa gola 0-0 në Gjilan, derisa në kryeqytet ndeshja mes Prishtinës dhe Gjilanit përfundoi pa fitues 1-1.

Malisheva ka shkaktuar befasinë e javës duke triumfuar 0-3 në udhëtim te Llapi, derisa fitore si mysafire ka arritur edhe Drenica 0-1 te Ulpiana.

Feronikeli ishte skuadra e vetme vendase që ka arritur maksimumin e pikëve pas fitores 1-0 përballë Dukagjinit.

Si çdo javë, Telegrafi ka zgjedhur më të mirët e xhiros.

Portieri:

Enea Koliqi ka pasur një tjetër paraqitje të madhe për Gjilanin. Gardiani nga Shqipëria ishte fantastik në derbi ndaj Prishtinës, duke shpëtuar në katër raste ekipin e Ismet Munishit që mori një pikë nga udhëtimi në kryeqytet.

Madje në dy raste ishte një me një me sulmuesit Leotrim Kryeziu dhe Oto John.

Mbrojtja:

Kësaj radhe reparti defensivë vjen me tre mbrojtës që ishin në nivel të lartë. Shkëlzen Lushtaku ishte i pakalueshëm për Drenicën në fitoren e kuqezinjve 0-1 te Ulpiana.

Paraqitje fantastike pati edhe Astrit Thaqi në derbi ndaj Dritës. Mbrojtësi i Ballkanit bëri lojë shumë të mirë duke e bllokuar sulmuesit e rrezikshëm të vendasve.

Agon Xhaka po vazhdon shkëlqimin në Superligë, ku ishte më i dalluari te Malisheva në repartin defensivë në fitoren 0-3 te Llapi.

Mesfusha:

Marc Olivier u inkuadrua në pjesën e dytë për Malishevën, por shkëlqeu në përballje ndaj Llapit. Anësori asistoi në golin e dytë, derisa shënoi të tretin.

Mesfusha e qendrës nuk do shumë koment, pasi aty janë tre më të mirët në futbollin kosovar për këtë pozitë. Muharrem Jashari ishte fantastik për Dritën në barazimin ndaj Ballkanit.  Jashari ishte lojtari më aktiv duke dhënë kontribut në mbrojtje, por edhe në fazën sulmuese duke organizuar të gjitha aksionet e vendasve.

Kapiteni i Prishtinës, Lorik Boshnjaku ka qenë më i dalluari në përballjen ndaj Gjilanit. Numri shtatë i kryeqytetasve shkatërronte thuajse të gjitha sulmet e ekipit mysafirë në mesfushë.

Albert Dabiqaj ishte lojtari më aktiv i Gjilanit në ndeshjen ndaj Prishtinës, njëherit edhe hero i bardhekuqëve. Deçanasi zhvilloi ndeshje fantastike në ‘Fadil Vokrri’, derisa shënoi edhe golin që i siguroi një pikë ekipit të tij.

Feronikeli ishte skuadra e vetme vendase që fitoi dhe tri pikët erdhën falë talentit Ardi Qorri.

Mesfushori o talentuar shënoi golin e vetëm në përballje ndaj Dukagjinit, por ishte njëherit edhe lojtari më aktiv në ndeshje.

Sulmi:

Toviroll Stullqaku ka qenë hero i Malishevës në fitoren 0-3 ndaj Llapit.

Sulmuesi qendror realizoi dy gola duke zhvilluar një ndeshje të madhe në kryeqytet. Stullqaku përpos dy golave të shënuar ishte mjaftë aktiv në fushë, ku shpesh herë kthehej deri në mbrojtje për t’i ndihmuar ekipit.

Falë paraqitjes së mirë, sulmuesi i Malishevës mori edhe çmimin si ylli i javës nga BKT dhe FFK.

Me të në sulm ka zënë vend ylli i Drenicës, Kreshnik Uka, i cili realizoi në kohën shtesë për ti dhënë tri pikë Drenicës.

Me këtë fitore Drenica mban vendin e parë në renditje.

Trajneri i javës:

Misheva ka debutuar këtë edicion në Superligë dhe deri më tani ka bërë paraqitje shumë të mira.

Trajneri Arsim Thaqi ka përgatitur mjaftë mirë ekipin, derisa arriti një fitore befasuese ndaj Llapit 0-3.

Thaqi u shpreh i lumtur pas ndeshjes për tri pikët, derisa këtë javë zgjidhet trajneri i xhiros.

Formacioni i javës