Telegrafi

Formacioni më i mirë i vitit në Albi Mall Superligë me votat e trajnerëve

Është zbuluar edhe Top 11-shja e vitit 2023 në Albi Mall Superligë, e cila është krijuar në bazë të votave të 10 trajnerëve të klubeve të Superligës.

11-shen e vitit e dominojnë futbollistët e skuadrës kampione, FC Ballkani.

Madje gjashtë futbollistë të portokallezinjve kanë gjetur vend në formacionin e vitit, teksa me dy lojtarë përfaqësohet Llapi dhe me një lojtar Drita, Prishtina dhe Malisheva.


Formacioni: Enea Koliqi, Armend Thaqi, Lorenc Trashi, Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi, Nazmi Gripshi, Drilon Hazrollaj, Qëndrim Zyba, Rron Broja, Muhamet Hyseni dhe Jalen Blesa.


Çmimet i kanë ndarë dy anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Agim Nura dhe Ismajl Ajeti. /Telegrafi/