Site icon Telegrafi

Formacioni më i mirë i sezonit në Superligën e Rumanisë, ylli i Kosovës pjesë e tij

Superliga e Rumanisë ka zgjedhur formacionin më të mirë të sezonit 2023/24, ndërsa një vend në 11-she e ka fituar edhe sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani.

Superliga e Rumanisë ka mbyllur sezonin 2023/24, ku kampion është shpallur skuadra e njohur FCSB.

Pas përfundimit të sezonit radha i ka ardhur edhe zgjedhjes së më të mirëve, ku kanë publikuar tashmë formacionin e sezonit 2023/24.

Pjesë e këtij formacioni është edhe ylli i Kosovës, Albion Rrahmani, i cili ka shkëlqyer me fanellën e Rapid Bukureshtit, përcjell Telegrafi.

Rrahmani ishte më i miri te skuadra e tij, duke shënuar plotë 13 gola dhe 3 asistime në vetëm 15 ndeshje të zhvilluara në sezonin e rregullt.

Sulmuesi llapjan shënoi edhe katër gola dhe dy asistime në 10 ndeshjet e “play-off”-it.

Në formacionin më të mirë të sezonit dominoi skuadra kampione, FCSB, e cila kishte pesë lojtarë. /Telegrafi/

Exit mobile version