Telegrafi

Formacioni më i mirë në Superligën e Kosovës për javën e 31-të

Superliga e Kosovës po futet drejt fundit, ku ndeshjet interesante nuk po mungojnë.

Java e 31-të solli përballje shumë të forta dhe rezultatet befasuese, ku Besa e rrëzoi nga pozita e parë Dritën që barazoi 1-1.

Ballkani mposhti Llapin me rezultat 1-0, ndërsa Prishtina triumfoi përballë Trepçës ‘89 me rezultat 3-1.

Arbëria mori fitore të madhe ndaj Feronikelit si mysafir 1-0, ndërsa Gjilani dhe Drenica luajtën baras 0-0.

Më poshtë formacioni më i mirë i javës së 31-të i zgjedhur nga paraqitja e lojtarëve.

Damir Ljuljanovic – portieri më i mirë i javës është ai i Ballkanit. Malazezi bëri disa pritje të mira në ndeshjen e tensionuar ndaj Llapit. Fal pritjeve të tij suharekasit morën tri pikë të arta për tu kthyer lider.

Armend Thaqi – mbrojtësi i djathë i Ballkanit kishte paraqitje të mirë ndaj Llapit. Ai asistoi te goli i fitores që i solli tri pikë ekipit. Thaqi bëri edhe harkime, të bukura në zonë dhe depërtime, por që nuk u shfrytëzuan nga bashkëlojtarët.

Diar Halili – mbrojtësi i ri i Besës, kishte paraqitje bravoroze ndaj Dritës. Pejanët morën një pikë në këtë ndeshje, ndërsa Halili ishte prej më të mirëve në fushë.

Eglantin Gjoni – shtatlarti i Drenicës ishte në element ndaj Gjilanit. Ai largoi shumë topa nga zona dhe fitoi disa duele. Drenica mori një pikë të madhe në Gjilan fal tij.

Franc Veliu – mbrojtësi i Gjilani ishte prej më të mirëve në fush ënë përballje me Drenicën që u mbyll pa gola. Si zakonisht ai bëri punën e tij në mbrojtje.

Besar Musolli – mesfushori ishte në element në ndeshje ndaj Drenicës. Ai ishte dominant në mesfushë, duke bërë shumë pasime të sakta.

Endrit Krasniqi – kur Prishtinës po i nevojiten pikët, në skenë ka dal mesfushori që po shënon në çdo ndeshje. Ai shënoi dhe asistoi në  fitoren e skuadrës së tij ndaj Trepçës ’89 me rezultat 3-1.

Blend Baftiu – njëri prej lojtarëve më të mirë në Superligë, ka filluar ta gjejë formën në fazën vendimtare të kampionatit. Ai shënoi golin e vetëm në ndeshjen me Llapin, duke i dhënë skuadrës së tij tri pikë të mëdha.

Kreshnik Bahtiri – heroi i Arbërisë kundër Feronikelit. Ai shënoi golin e  vetëm që ia solli tri pikë të arta skuadrës së tij. Me këto tri pikë Arbëria mbetet fuqishëm në garë për mbijetesë.

Ardit Tahiri – enigma e pazgjidhur e mbrojtjes së Dritës. Sulmuesi i ri shënoi golin e Besës që i solli një pikë. Ai krijoi edhe raste të tjera, por në disa raste fati nuk ishte me të.

Leotrim Kryeziu – pa dyshim sulmuesi më i mirë i javës. I riu gjeti dy herë rrjetën në ndeshje me Trepçës ‘89 duke e ndihmuar Prishtinën drejt fitores. Ai kishte rast që të kompletonte het-trikun, por fati nuk ishte më të.

Trajner i javës – ky epitet shkon për Leotrim Krasniqin, i cili i ndali Dritën, duke barazuar 1-1. Skuadra e tij jo vetëm që shënoi, por kishte edhe raste të tjera, ku lehtë ka mundur ta fitojë edhe ndeshjen.

Formacioni i javës

/Telegrafi/