Telegrafi

Formacioni më i mirë me lojtarët e Ligës Premier që mbesin pa kontrata në fund të sezonit

(Fotomontazh: The Sun)

Shumë futbollistë të Ligës Premier mund të largohen si lojtarë të lirë në afatin kalimtar veror.

Përderisa disa klube u përpoqën t’i shisnin disa prej tyre në janar, një numër i madh qëndruan në klubet e tanishme, duke e ditur se në qershor do të mbeten pa kontrata dhe e kanë të ardhmen në duart e vera.

Në vitet e fundit është bërë e rëndomtë që yje të mëdha të futbollit të presin përfundimin e kontratave dhe më pas të vendosin për të ardhmen e tyre duke u dhënë prioritet rrogave të majme më mirë sesa të fitojnë klubet me shitjen e tyre.

Meqë afati i janarit është mbyllur, The Sun ka bërë një formacion me 11 lojtarët më të mirë që do të jenë në dispozicion si futbollistë të lirë në fund të sezonit.

(Foto: The Sun)

Portier: Alex McCarthy (Southampton).

Mbrojtës: Cesar Azpilicueta (Chelsea), Andreas Christensen (Chelsea), Antonio Rudiger (Chelsea), James Milner (Liverpool).

Mesfushorë: Mohamed Elneny (Arsenal), Paul Pogba (Manchester United), Divock Origi (Liverpool), Jesse Lingard (Manchester United).

Sulmues: Edinson Cavani (Manchester United), Alexandre Lacazette (Arsenal).


/Telegrafi/