Chelsea dhe Arsenali do të zhvillojnë derbin në kuadër të javës së nëntë në Ligën Premier.
Ndeshja që fillon të shtunën e 21 tetorit, do të luhet në stadiumin “Stamford Bridge”.
Blutë kanë më shumë lëndime, si Ben Chilwell, Carney Chkwuemeka, Romeo Lavia dhe Crisopher Nkunku.
Në anën tjetër, Topçinjtë kanë të sigurt vetëm mungesën e Jurrien Timber.
Në dyshime për Chelsean janë Armando Broja, Trevo Chalobah, Reece James, Cole Palmer dhe Axel Disasi.
Ndërsa për Arsenalin në dyshime: Bukayo Saka, William Saliba dhe Leandro Trossard.
Por, cila skuadër do të kishte më së shumti lojtarë të përfshirë në formacionin e kombinuar?
Sipas Daily Mirror, në portë do të startonte David Raya, ndërsa para tij do të vendoseshin, Ben White e William Saliba të Arsenalit, përkrah dyshes së Chelseat Thiago Silva dhe Levi Colwill.
Mesfusha do të përbëhej nga dy yjet e Gunners, Declan Rice dhe Martin Odegaard, e do ju bashkohej Conor Gallagher.
Në sulm sërish Arsenali do dominonte, me emrat si Bukay Saka dhe Eddie Nketiah, ndërsa Raheem Sterling do të ishte anësori tjetër. /Telegrafi/