Këtë të diel, Liga Premier do të jetë dëshmitare e ndoshta ndeshjes më të madhe të sezonit deri më tani, me Arsenalin që pret në “Emirates” skuadrën e Manchester Cityt.
Këto dy skuadra luftuan deri në ‘dhëmbë’ edhe sezonin e kaluar, ku në fund triumfues doli ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola.
Pavarësisht se dallimi në cilësi mes dy klubeve u ngushtua ndjeshëm pas ardhjes së Mikel Artetas në Londrën Veriore, kjo nuk e ndryshon faktin që spanjolli ende nuk e ka mposhtur Guardiolën në ligë si trajner.
Në fakt, fitorja e fundit e Arsenalit ndaj Manchester Cityt në Ligën Premier daton në vitin 2015.
Sidoqoftë, këto dy skuadra u përballën më herët këtë sezon në “Wembley” në kuadër të “Community Shield”, me ndeshjen që përfundoi baras gjatë kohës së rregullt, para se Arsenal të fitojë pas ekzekutimit të penalltive.
Çuditërisht, para ndeshjes ka pasur debate të mëdha rreth cilësisë së dy skuadrave. E kjo temë u diskutua edhe në studion e “Sky Sports Saturday Social” me panelin e përbërë nga Robbie Lyle dhe Lawrence Bury, të cilët së bashku zgjodhën formacionin më të mirë të kombinuar me lojtar nga të dy ekipet.
Formacionin e përzgjedhur nga dyshja në fjalë e gjeni më poshtë.
PORTIER – EDERSON
MBROJTËS I MAJTË – OLEKSANDR ZINCHENKO
QENDËRMBROJTËS – RUBEN DIAS
QENDËRMBROJTËS – WILLIAM SALIBA
MBROJTËS I DJATHTË – KYLE WALKER
MESFUSHOR QENDROR – RODRI
MESFUSHOR QENDROR – DECLAN RICE
MESFUSHOR SULMUES – KEVIN DE BRUYNE
SULMUES I MAJTË – JACK GREALISH
QENDËRSULMUES – ERLING HAALAND
SULMUES I DJATHTË – BUKAYO SAKA
/Telegrafi/