Superliga e Kosovës sot ka mbyllur javën e pestë me ndeshjen e zhvilluar mes Gjilanit dhe Arbërisë.
Ndeshja u fitua nga mysafirët me rezultat 3-1 edhe pse fillimisht ishin duke humbur.
Në ndeshjen kryesore të zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, Drita ka marr tri pikë të mëdha me rikthim duke fituar në fund 2-1.
Prishtina dhe Llapi luajtën baras 0-0, ndërsa Besa ka marr fitoren e parë duke e mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 2-1.
Ballkani ka vazhduar me spektakël, ku kësaj radhe e mposhti Drenicën me rezultat 5-0.
Telegrafi ka zgjedhur më të mirë, duke formuar një 11-she në bazë të paraqitjeve të lojtarëve këtë javë.
Portier
Këtë pozitë e zë portieri i talentuar i Besës, Agron Kolaj. Ai bëri disa pritje fantastike në ndeshje me Trepçën ’89, ku skuadra e tij i mori tri pikët e para në Superligë.
Kolaj ishte shumë i mirë në pjesën e parë, por në të dytën bëri disa pritje baravoroze.
Mbrojtja
Mbrojtja vjen me tre. Aty është Fidan Gërbeshi që bëri një tjetër ndeshje të madhe për Dritën, kësaj radhe në fitoren 2-1 ndaj Feronikelit si mysafir.
Arbër Prekazi në mes, pas paraqitjes fantastike ndaj Drenicës ku shënoi edhe gol.
Në të djathtë Bujar Idrizi. Mbrojtësi i Llapit ishte i pakalueshëm dhe nëse skuadra e tij mori pikën e parë këtë sezon, merita e madhe është e tij. Bllokoi gjuajtje, niste aksione, dhe dinte si ti ndërprente ato të kundërshtarit.
Mesfusha
Mesi i fushës vjen me pesë. Në krahun e djathtë është Armend Thaqi, që lirisht mund të themi lojtari më i dalluar i javës. Ai shënoi dy herë dhe asistoi dy herë në fitoren e skuadrës së tij ndaj Drenicës.
Si mesfushor fundor janë Arbnor Ramadani i Llapit, që bëri paraqitje shumë të mirë ndaj Prishtinës dhe Erjon Vuçaj i Dritës, që asistoi në fitoren e skuadrës së tij.
Në krahun e majtë është Edison Kçiku i Gjilanit, që u fut në pjesën e dytë dhe i dha fitoren skuadrës së tij me gol e asistim ndaj Arbërisë.
Pas sulmuesve ka zënë vend i riu i talentuar i Besës, Ardit Tahiri, që shënoi gol dhe fitoi një penallti në fitoren e skuadrës së tij.
Sulmi
Në sulm është i zakonshmi Mirlind Daku i cili shënoi dy herë ndaj Drenicës dhe tani me 10 gola udhëheq bindshëm listën e top shënuesve.
Me të në krahë është Darko Nikac që shënoi një herë në fitore e Gjilanit ndaj Arbërisë.
Trajner
Trajneri i javës është Ardian Nuhiu. Edhe pse ekipi i tij ishte shumë dobët në pjesën e parë, me tu kthyer në pjesën e dytë bëri zëvendësime të suksesshëm dhe mori fitoren e dytë ne kampionat.
Nuhiu fitoi garën për trajnerin e javës me Ismet Munishin e Ballkanit dhe Tahir Batatinën e Llapit.
Formacioni i javës
/Telegrafi/