Site icon Telegrafi

Formacioni më i mirë i javës së katërt në IPKO Superligë

IPKO Superliga është kthyer në fundjavë pas ndeshjes të kombëtareve ku kishte një pauzë dy javore.

Derbi mes Dritës dhe Feronikelit u mbyll me rezultat 1-0 në të mirë të gjilanasve.

Vazhdon forma e dobët e Prishtinës, ku pësoi në shtëpi nga Llapi (1-0).

Gjilani e mposhti Drenicën si mysafir, ndërsa Ballkani ka vazhduar pa humbje duke e mposhtur 89-shin me rezultat 3-2.

Vushtrria fitoi te Ferizaj, ndërsa Flamurtari ka fituar duelin me Dukagjinin.

Telegrafi ka zgjedhur individët më të dalluar të kësaj jave duke i futur në një formacion.

Portier

Kenan Haxhihamza ka vazhduar me formën e mirë, ndërsa Gjilani me fitore. Ai ishte ndër më meritorët që gjilanasit dolën me tri pikë nga fusha e vështirë e Drenicës.

Mbrojtja

Në krahun e djathtë është Benjamin Emini, i cili kishte një paraqitje të mirë ndaj Prishtinës, ku asistoi edhe te goli.

Në qendër janë Ylber Kastrati (Gjilani) dhe Ardian Cuculi (Drita). Në të majtë është Arbër Potoku i Ballkanit.

Mesfusha

Hamdi Namani që e shënoi golin e fitores ndaj Dritës ndaj Feronikelit dhe kishte paraqitje të mirë gjat tërë takimit.

Me të është Arbnor Ramadani që kishte paraqitje të mirë ndaj Prishtinës.

Sulmi

Në krahë janë Arbër Hoxha (Ballkani) dhe Vinicius de Morales (Vushtrria) që shënuan në fitoret e skuadrave të tyre.

Si pikë referente në sulm është Danin Talovic i Flamurtarit së bashku me Sebino Plakun e Llapit.

Trajner

Tahir Batatina erdhi dhe e shënoi fitoren e parë në Prishtinë.

Skuadra e tij u mbrojt mirë, duke mos i lejuar shumë raste Prishtinës, ndërsa shënoi nga një kundër sulm model. /Telegrafi/

 

Exit mobile version