Telegrafi

Formacioni më i mirë i javës së dytë në IPKO Superligë

IPKO Superliga e Kosovës është duke marr formë dhe futbolldasëshit kanë filluar të njihen edhe më shumë me skuadrës.

Kjo pasi vera solli shumë ndryshime, sidomos tek klubet që e duan kreun e renditjes.

Java e dytë solli pesë ndeshje, ku nuk munguan rezultatet befasuese.

Befasues nuk ishte rezultati i ndeshjes Ballkani – Feronikeli (3-1), sa ishte befasues dominimi i lojës nga therandasit.

Gjilani fitoi si mysafirë i Ferizajt, ndërsa Drita e dërrmoi Flamurtarin në shtëpi.

Edhe Drenica e dominoi Llapin duke e mposhtur 3-0, ndërsa Vushtrria barazoi 1-1 me Trepçën ’89.

Telegrafi Sport ka zgjedhur formacionin më të mirë të javës së dytë me individët më të dalluarit.

Portier

Enis Manxholli ishte më meritori që Vushtrria e fitoi pikën e parë prej rikthimit në Superligë.

Ai priti disa raste të mira të mitrovicasve.

Mbrojtja

Vija e fundit vjen me tre. Besnik Krasniqi në krahun e djathtë. Ai bëri lojë të bukur ndaj Feronikelit ku shënoi edhe gol nga pika e bardhë. Në qendër Ilir Izmaku i Vushtrrisë, apo pika më e ndritur e vushtrriasve ndaj 89-shit.

Në të majtë Ilir Blakqori, që tregoi lojë të mirë ndaj Flamurtarit.

Mesfusha

Mesfusha vjen me katër veta.

Në krahë të djathtë Gerhard Progni i Gjilanit, ndërsa në qendër Blend Baftiu dhe Arbios Thaqi.

Baftiu ishte më i miri i Ballkanit në ndeshjen me Niklit, duke shënuar dy herë.

Në krahun e majtë Izair Emini, që po arrin ta gjejë vetën në futbollin tonë. Ai shënoi një gol të bukur.

Sulmi

Treshja e sulmit tregoi formë të mirë dhe të gjithë shënuan.

Duke u nisur nga forma e mirë që po kalon Ardian Muja, deri te Tomislav Busic e Osman Mëziu që ishin krucial në fitoret e skuadrave të tyre.

Të tre shënuan nga një gol.

Trajner

Pa dyshim Ismet Munishi. Ballkani i tij i dha leksion Feronikelit. Luajtë me uri dhe me shpejtësi të madhe.

Ishin të qartë në sulm dhe kërkues kur nuk e kishin topin.

Munishi e meriton çmimin e si trajner i javës. /Telegrafi/

Formacioni