Telegrafi

Formacioni më i mirë i javës së 24-të në IPKO Superligë

Është mbyllur edhe java e 24-të e IPKO Superligës, ku mysafirët kanë shkëlqyer duke marr pikë.

Drita ka fituar në Mitrovicë pas shumë vitesh, duke e mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 2-0. Me të njëjtin rezultat fitojë edhe Prishtina në Vushtrri.

Ballkani ka mundur të marr vetëm një pikë në Prishtinë, përballë Flamurtarit në barazimin 0-0

Gjilani ka fituar po ashtu si mysafir ndaj Ferizajt (3-0), ndërsa befasinë e javës e ka shkaktuar Drenica që ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Llapit.

Nikli ka marr një fitore të pritur ndaj Dukagjinit me rezultat 2-0.

Lexo po ashtu Renditja pas javës së 24-të në IPKO Superligë: Drita kryeson, Prishtina e Ballkani në ndjekje

Telegrafi ka zgjedhur më të mirët e javës në çdo pozitë me lojtarë që shkëlqyen në javën e 24-të.

Portieri

Ka qenë jave që portierët kanë shkëlqyer, ndërsa dy më të mirët ishin Faton Maloku dhe Arijon Ymeri.

Këtë javë pozita për portierin më të mirë shkon te Faton Maloku që me pritjet e tij ia fitoi tri pikë Dritës në Mitrovicë.

Mbrojtja

Faza defanzive vjen me katër. Në të djathtë të Armend Thaqi që ka filluar ta gjejë ritmin, ndërsa në Vushtrri ishte i papërmbajtshëm.

Në qendër Veton Kabashi i Flamurtarit dhe Liridon Leci i Dritës, që kishin paraqitje shumë të mira.

Në të majtë Yll Hoxha, që po vazhdon të jetë një prej më të mirëve te Feronikeli.

Mesfusha

Arbios Thaqi i Drenicës dhe Muamer Svraka i Gjilanit zë dy pozitat para mbrojtjes. Fituan shumë duele, vrapuan shumë dhe e ndihmuan edhe sulmin.

Më të avancuar janë lojtarët vendimtar të kësaj jave. Në të djathtë është Xhevdet Shabani që zhvilloi një nga ndeshjet më të mira këtë sezon duke shënuar edhe gol të bukur.

Në qendër është Gerhard Progni i Gjilanit që shënoi në fitore ndaj Ferizajt, ndërsa në të majtë të Otot John që shënoi dy herë në Vushtrri.

Sulmi  

I vetëm në sulm është Alban Shillova. Kur ai është në fushë Drenica frymon më lirshëm. Ai arriti të shënojë dy herë në përballje ndaj Llapit, duke i dhënë ekipit të tij tri pikë të mëdha.

Ai në çdo ndeshje sa herë luan për Drenicën po del të jetë vendimtar.

Trajneri i javës

Kjo shkon për Gani Sejdiun. Trajneri mitrovicas arriti të marr katër pikë të mëdha në dy ndeshje të forta si mysafir.

Ndeshja ndaj Llapit ishte prej më të mirave të Drenicës dhe me meritë epiteti i trajnerit të javës i shkon Sejdiut.

Formacioni i javës

/Telegrafi/