Është mbyllur java e 21-të në BKT Superligën e Kosovës, ku nuk kanë munguar ndeshjet e bukura, golat dhe rivaliteti.
Ballkani dhe Gjilani fituan ndaj Ulpianës dhe Dukagjinit, duke mbetur lider në renditje. Drita ka mbetur në luftë për kreun, pas fitores së rëndësishme ndaj Malishevës.
Llapi po ashtu mbetet në kontakt me kreun, pasi kreu punë ndaj Feronikelit. Ndeshje e fortë, por pa gola ishte ajo mes Drenicës dhe Prishtinës, që qëndrojnë me mesin e renditjes.
Redaksia e Telegrafi Sport ka zgjedhur më të mirët e javës së 21-të në BKT Superligë.
Portier
Edhe pse disa portierë kishin paraqitje të mira në këtë javë, Ardit Nika, ishte më i vlerësuari nga ne në këtë javë.
Ai ishte i sigurt në dalje dhe mbajti portën e paprekur ndaj një skuadre si Drenica që sulmon mirë.
Mbrojtja
Mbrojtja vjen me tre. Në të djathtë është Armend Thaqi që ka kapur formën e tij dhe është rikthyer ai i ditëve më të mira.
Në qendër është Granit Jashari i Drenicës që po zhvillon një sezon shumë të mirë dhe vetëm lëndimi në fundi e ndeshje e ndaloi atë.
Në të majtë është Gledi Mici i Prishtinës që ishte stabil në ndeshjen e fundit, duke mos iu dhënë shumë hapësira anësorëve të rrezikshëm që i ka Drenica.
Mesfusha
Qendra e fushës vjen me pesë. Në krahun e djathtë është Gerhard Progni, që shënoi dy herë ndaj Dukagjinit nga pika e bardhë, duke ia sjell tri pikët e radhës Gjilanit.
Në mes është Edvin Kuç i Ballaknit që edhe në ndeshje me Ulpianën ishte prej më të mirëve te skuadra e tij.
Më të është Besar Musolli i Gjilanit, që ishte ‘dirigjent’ në mesfushë, me pasime të sakta dhe shumë topa të rikuperuar.
Astri Fazliu është kthyer si protagonist te Drita, ku fitoi penallti dhe e ktheu në gol, duke merituar një vend në formacionin e javës. Ai ishte rrezik konstant dhe shumë mirë e lidhte mesfushën me sulmin.
Në krahun e majtë është Adem Maliqi i Llapit, i cili edhe përkundër që luante ndaj një kundërshtari të dobët, ai shënoi gol të bukur dhe asitoi në një nga katër golat e skuadrës së tij.
Sulmi
Në sulm është kthyer Blendi Baftiu, i cili shkëlqeu me Ulpianën. Njëri prej lojtarëve më të mirë në vend, duket se ka filluar ta kthej formën dhe për këtë është dëshmi një gol dhe një asistim në ndeshjen e fundit.
Marko Simonovski i Dritës, ishte ai që hapi ndeshjen ndaj Malishevës dhe kreun punën e tij duke shënua gol në këtë takim. Ai vazhdon të mbetet njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në elitë.
Trajneri i javës
Ardian Nuhiu ishte i vetmi që mori fitore si mysafir, duke mposhtur Malishevën 2-1.
Disa zgjidhje të tij edhe pse ishin befasuese, dolën të qëlluara dhe tri pikët në një fushë të vështirë ia konfirmojnë këtë gjë.
Formacioni
/Telegrafi/