Site icon Telegrafi

Formacioni më i mirë i javës së 20-të në IPKO Superligë – Lojtarët e Llapit dominojnë

Java e 20-të solli ndeshje të forta ku nuk mungoi lufta sportive dhe rezultate e papritura.

Llapi ka arritur ta mposht Prishtinën në derbin e kësaj jave me rezultat 1-0.

Feronikeli siç është pritur ka arritur fitore ndaj vendit të fundit në renditje KEK-ut po ashtu 1-0.

Drita është kthyer te fitoret duke e mposhtur Drenicën me rezultat 2-0, gjë që e ka bërë edhe 89-shi ndaj Flamutarit.

Ferizaj mori tri pikë të mëdha ndaj Ballkanit, ndërsa Liria dhe Gjilani i kanë ndarë pikët.

Redaksia e Telegrafi Sport ka zgjedhur më të mire javës së 20-të për paraqitjet e tyre në fushë.

Portier

Kenan Haxhihamza i Gjilanit. Ai priti tri herë goditjet një më një të lojtarëve të Lirisë duke bërë që skuadra e tij ta marr një pikë të madhe.

Haxhihamza ka zënë vend në portën e Gjilanit në ndeshjet e fundit.

Mbrojtja

Në të djathtë Arbër Pirra i Trepcës ’89. I pandalshëm dhe vrapon shumë, ndërsa në mbrojtje i pakalueshëm.

Në qendër Elivs Prençi i Llapit që bëri një ndeshje të madhe ndaj Llapit dhe Sedat Berisha që shënoi golin e parë të Dritës.

Në të majtë Denis Haliti i Dritës, që po ashtu kishte një paraqitje shumë të mirë duke e plotësuar vendin e Liridon Lecit në mënyrë më të mirë.

Mesfusha

Mesfusha vjen me katër në formën e ‘diamantit’. Para mbrojtjes ka zënë vend mesfushori i Gjilanit, Kushtrim Shabani.

Më të avancuar janë Mentor Zhdrella i Llapit dhe Bashkim Shala i Ferizajt që e shënoi golin e fitores.

Para tyre është Blendi Memaj i Lirisë që me golin e ti Liria mori një pikë.

Sulmi

Pa dyshim sulmit i prin Ahmed Januzi i cili e shënoi golin e fitores së Llapit ndaj Prishtinës.

Me të është Franck Betra Herman që e shënoi golin e parë për 89-shin në fitoren ndaj Flamurtarit. /Telegrafi/

Exit mobile version